Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë në Irak


Pamje nga vendi i shpërthimit.

Pamje nga vendi i shpërthimit.


Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bomba në një një xhami shiite, në jug të Bagdadit.

Zyrtarët thanë se një bombë e cila ishte vendosur pranë xhamisë ka eksploduar në kohën kur besimtarët po dilnin pas lutjeve të të premtes.

Një tjetër sulmues vetëvrasës ka shpërthyer, pas arritjes së forcave të sigurisë, në vendngjarje.

Anëtarët e forcave të sigurisë janë në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG