Ndërlidhjet

Priten takime të reja mes Rusisë dhe Francës, në luftë kundër IS


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kremlini thotë se vizita e ardhshme e presidentit francez, Francois Hollande në Washington dhe në Moskë, shihet si një hap drejt krijimit të një koalicioni të gjerë antiterroristë.

Ndihmësi i presidentit rus Juri Ushakov, tha se presidenti Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij, Hollande në Moskë, më 26 nëntor, për të diskutuar koordinimin e veprimeve franceze dhe ruse, në luftën kundër terrorizmit.

Komentet vijnë një ditë pasi Moska njoftoi se zyrtarët ushtarakë rusë dhe francezë kanë biseduar me telefon, për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të luftuar grupin Shteti Islamik (IS), në Siri.

Franca, e cila është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja ka, rritur sulmet ajrore në Siri, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris, dhe ka bërë thirrje për një koalicion të gjerë anti-IS.

Rusia nisi fushatën e vet të bombardimit në Siri, më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG