Ndërlidhjet

Lirohen dhjetëra pengje në Mali, nga policia


Policia evakuon pengjet e liruara.

Policia evakuon pengjet e liruara.

Forcat speciale në Mali kanë hyrë në hotel në kryeqytetin Bamako, ku persona të armatosur kanë mbajtur peng dhjetëra njerëz.

Persona të armatosur sulmuan hotelin Blu Radisson, duke marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar.

Kanali shtetëror në Mali, ORTM, raportoi se forcat speciale kishin arritur t’i lironin rreth 80 pengje.

Ministri i Sigurisë, Salif Traore ka thënë se 30 pengje tjera, janë arratisur vetë.

Të paktën tre persona janë vrarë pasi persona të armatosur kanë hyrë në hotel duke shtënë me armë dhe duke thirrur "Zoti është i madh" në gjuhën arabe.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën,kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.

XS
SM
MD
LG