Ndërlidhjet

logo-print

Mbretëresha Elizabeth shënon 68-vjetorin e martesës


Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II.

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II.

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II dhe Princi Philip kanë shënuar përvjetorin e 68-të martesës të premten.

Këmbanat kanë rënë në Kishën Westminster Abbey të Londrës, ku çifti mbretëror është martuar në vitin 1947.

Një zëdhënëse e familjes mbretërore ka thënë se çifti do ta festojë përvjetorin në privatësi dhe se nuk planifikon të ndjekë ndonjë ngjarje publike të premten.

Elizabeth, 89 vjeçe, ka sunduar Britaninë për afro 64 vjet, duke u bërë mbretëresha me kohën më të gjatë në fron.

Elizabeth ka marrë fronin në moshën 25-vjeçare.

Në linjë për fron tani janë princi Charles, princi William, princi George dhe princesha Charlotte, e cila ka lindur në muajin maj.

Familja mbretërore planifikon të ftojë rreth 10,000 njerëz për të festuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG