Ndërlidhjet

BE: Nuk ka luftëtarë të IS-it në mesin e refugjatëve


Koordinatori për Kundër-Terrorizëm i BE-së, Gilles de Kerchove.
Koordinatori për Kundër-Terrorizëm i BE-së, Gilles de Kerchove.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian për anti-terrorizëm kanë hedhur poshtë pretendimet se militantët e Shtetit Islamik (IS) janë duke hyrë në Evropë së bashku me refugjatët.

“Nuk mendoj se mund të thoni se Daesh-i (IS) po infiltron Evropën”, ka thënë koordinatori për Kundër-Terrorizëm i BE-së, Gilles de Kerchove.

“Nëse janë një ose dy raste – dhe këto duhet të verifikohen – atëherë kjo mund të shihet si taktikë e Daesh-it për të ngjallur dyshim”, i ka thënë de Kerchove transmetuesit francez RFI/France 24.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bien pre e këtij “kurthi”.

Shqetësimet janë rritur pas lajmeve se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit mund të ketë arritur në Evropë duke u përzier me refugjatë.

Nga sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë humbur jetën 130 veta.

Evropa po përballet sivjet me numrin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur këtë vit në BE.

Shumica e tyre arrijnë në Turqi, pastaj përmes detit në Greqi, për të vazhduar më pas rrugëve të Ballkanit, drejt Evropës.

XS
SM
MD
LG