Ndërlidhjet

Rusia kërkon dënime më të ashpra për terrorizmin


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Në një sesion të legjislaturës ruse është bërë thirrje për masa më të forta të sigurisë dhe për dënime më të ashpra për aktivitetet që lidhen me terrorizmin.

Megjithatë, ligjvënësit e Dumës së Shtetit dhe të Këshillit të Federatës kanë hezituar t’iu bëjnë thirrje zyrtarëve rusë që të heqin moratoriumin mbi dënimin me vdekje për raste të tilla.

Takimi i jashtëzakonshëm, i cili ka përfshirë edhe udhëheqës fetarë, është zhvilluar vetëm pak ditë pasi Moska ka konfirmuar se aeroplani rus, që është rrëzuar muajin e kaluar në Gadishullin Sinai të Egjiptit, është hedhur nga bomba e vendosur në bord. Të 224 njerëzit brenda kanë vdekur.

Takimi po ashtu ka pasuar sulmet e javës së kaluar në Paris, që kanë lënë të vrarë 130 veta.

Militantët e grupit radikal Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për të dyja rastet.

Në seancën e së premtes, ligjvënësit kanë mbështetur thirrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për krijimin e një koalicioni tjetër ndërkombëtar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Siri.

“Terrorizmi duhet të shpallet krim dhe të ndiqet penalisht pa mëshirë nga të gjitha vendet në planet”, thuhet në rezolutën e ligjvënësve rusë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre – që kanë krijuar një koalicion ndërkombëtar më shumë se një vit më parë – kanë hezituar deri më tash të bashkojnë forcat me Rusinë.

Lexoni edhe këtë:

Rusia e përkushtuar për hakmarrje për aeroplanin e rrëzuar

XS
SM
MD
LG