Ndërlidhjet

Bruksel: Për shkak të sigurisë është mbyllur metroja


Snajperistët e Belgjikës në një ndërtesë të Brukselit në kuadër të masave të shtuara kundër terrorit
Snajperistët e Belgjikës në një ndërtesë të Brukselit në kuadër të masave të shtuara kundër terrorit

Zyrtarët në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës kanë urdhëruar mbylljen e sistemit të metros, duke i cituar rekomanndimet e shërbimeve të sigurisë.

Në njoftimin e sotëm në Internet, operatori transportues në Bruksel tha se mbyllja ishte “masë parandaluese” e ndërmarrë nga “rekomandimi i qendrës së krizës të Shërbimit të brendshëm publik federal”.

Raportohet se autobusët po qarkullojnë normalisht, megjithqë banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda.

Në qytet është shtuar alarmi i terrorit në shkallën më të lartë, që është “kërcënim i menjëhershëm”.

Këto masa të sigurisë u ndërmorën pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris, më 13 nëntor, me ç’rast janë vrarë 130 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Lideri i dyshuar i grupit, që i ka ndërmarrë sulmet në Paris, Abdelhamid Abaaoud, ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Maroku. Ai është vrarë.

I dyshuari tjetër, Salah Abdelsalam, shtetas i Belgjikës ende nuk është zënë.

XS
SM
MD
LG