Ndërlidhjet

logo-print

Vendet baltike e kundërshtojnë koalicionin antiterror me Rusinë


Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite

Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite

Presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, thonë se vendet e tyre nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion antiterror nëse në të përfshihet Rusia.

Këto komente presidentët e këtyre tri vendeve i kanë bërë mbrëmë vonë pas një takimi në qytetin Palanda të Lituanisë.

Më herët presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë thirrje për një koalicion të tillë, për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik, pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, nga të cilat janë vrarë 130 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Më 19 nëntor, Rusia tha se është e gatshme të marrë pjesë në një koalicion të tillë.

“Lituania nuk do të marrë pjesë në çfarëdo koalicioni të ri në të cilin Rusia do të marrë pjesë ose do të dëshironte të merrte pjesë”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, dhe ka shtuar se “deri tash, Rusia po e okupon territorin e një vendi dhe kryen akte të luftës në dy vende, Ukrainë dhe Gjeorgji”.

Presidenti i Letonisë, Raimond Vejonis, tha se lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, “nuk do të duhej ta shmangte vëmendjen tonë nga Ukraina”.

Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, tha se ky dyshime për “çfarëdo koalicioni, që do ta përfshinte një agresor sikur fqinji ynë”.

Të tri shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, janë anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG