Ndërlidhjet

Bruksel - alarmi më i lartë i sigurisë


Prani e shtuar e pjesëtarëve të sigurisë në Belgjikë pasi është rritur alarmi i sigurisë
Prani e shtuar e pjesëtarëve të sigurisë në Belgjikë pasi është rritur alarmi i sigurisë

Kryeqyteti Bruksel në Belgjikë është nën alarmin më të lartë të sigurisë, në kategorinë “kërcënim i menjëhershëm”, për shkak të, siç ka thënë kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, “informacionit shumë preciz për rrezikun e sulmit sikur ai që ka ndodhur në Paris”.

Sot kryeministri Michel e ka shpallur nivelin e katërt të alarmit të sigurisë, duke iu referuar sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris më 13 nëntor, nga të cilat janë vrarë 130 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Grupi esktremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se zyrtarë të sigurisë kanë shqetësime se “disa individë me armë dhe eksploziv mund të lansojnë sulm, me gjasë bile në disa lokalitete”.

Sistemi i metros dhe ai hekurudhor i qytetit është ndalur, derisa banorët janë këshilluar të mbeten brenda shtëpive dhe objekteve.

“Ne kërkojmë nga publiku që të mos ketë panik”, tha Michel, duke shtuar se “ne kemi ndërmarrë masa që janë të domosdoshme”.

XS
SM
MD
LG