Ndërlidhjet

Ukrainë: Vendet e BE-së e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Asocimit


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se parlamentet e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë kompletuar procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Asocimit të Ukrainës me BE-në.

Në mars të vitit 2014, Ukraina e ka nënshkruar pjesën politike të Marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa ekonomike është nënshkruar tre muaj më vonë.

Në shtator të vitit 2014, krijimi i zonës së lirë tregtare ndërmjet BE-së dhe Ukrainës ishte shty deri më 31 dhjetor të vitit 2015, për shkak të ankesave të Rusisë.

Presidenti Poroshenko tha se Bashkimi Evropian e ka informuar se “është gati ta lansoj zonën e lirë tregtare me Ukrainën, prej 1 janarit të vitit 2016”.

XS
SM
MD
LG