Ndërlidhjet

Njëzet vite të Marrëveshjes së Dejtonit


Sllobodan Millosheviq (majtas) Alija Izetbegoviq (në mes) dhe Franjo Tugjman duke e parafuar marrëveshjen në Dejton
Sllobodan Millosheviq (majtas) Alija Izetbegoviq (në mes) dhe Franjo Tugjman duke e parafuar marrëveshjen në Dejton

Sot bëhen njëzet vite të arritjes së Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

Kjo marrëveshje nga perëndimi është lavdëruar si fitore madhore diplomatike.

Por, ka banorë të Bosnjës, myslimanë boshnjakë, serbë ortodoksë dhe kroatë katolikë, që këtë marrëveshje e fajësojnë për atë që thonë se është një shtet jofunksional, me të meta të mëdha të qeverisjes, që i ka përkeqësuar tensionet etnike.

Në qytetin, Dejton, të Shteteve të Bashkuara, më 21 nëntor të vitit 1995, presidentët e atëhershëmn, Alija Izetbegoviq i Bosnjë Hercegovinës, Sllobodan Millosheviq i Serbisë dhe Franjo Tugjman i Kroacisë, së bashku me ish-diplomatin e ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, e kishin arritur pajtueshmërinë për Marrëveshjen e Dejtonit.

Kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa president ishte Bill Clinton, në mandatin e tij të parë.

XS
SM
MD
LG