Ndërlidhjet

Iran: Rrëzohet një aeroplan i jashtëm pa ekuipazh


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve në Iran, Fars, ka raportuar se një aeroplan “i jashtëm” pa ekuipazh është rrëzuar afër qytetit jugor, Shush.

Ky raport është bazuar në deklaratën e sotme të një guvernatori lokal provincial, por nuk ka informacione se kjo fluturake a është qëlluar apo është rrëzuar për shkaqe të tjera.

Në të kaluarën, Irani ka pretenduar se i ka rrëzuar ose zënë disa aeroplanë vëzhgues amerikanë pa ekuipazh.

Në dhjetor të vitit 2011, zyrtarët iranianë patën thënë se e kishin zënë aeroplanin e avancuar amerikan pa ekuipazh, të tipit RQ-170 Sentinal, që kontrollohej nga agjencia CIA.

XS
SM
MD
LG