Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arrestohet dy persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve


Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në pikën kufitare të Vërmicës janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Policia thot se personat e arrestuar, që janë identifikuar vetëm me iniciale J. J. (i lindur në vitin 1985) dhe M. J (1963), ishin në një veturë që dje kishte ardhur nga drejtimi i Shqipërisë për në Kosovë.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe konfirskuar 30 qese me substancë të dyshuar nakotike të llojit marihuana, me peshë 16.29 gram, që ishin fshehur në rezervoarin e makinës.

Me rastin e bastisjes së pronave të tyre gjatë ditës së sotme, janë gjetur 500 gramë marihuanë e përpunuar dhe një pushkë gjysmë automatike pa leje.

Policia ka njoftuar se të gjitha këto dëshmi janë konfiskuar në cilësi të provave dhe me vendim të prokurorit kompetent, personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit.

XS
SM
MD
LG