Ndërlidhjet

SHBA: John Kerry viziton Lindjen e Mesme


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot niset për një turne në Lindjen e Mesme, me ç’rast do t’i vizitoj Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, Jerusalem dhe Ramallah, ai do të diskutoj për dhunën izraelito-palestineze, për Sirinë dhe për organizatën militante, Shteti Islamik.

Gjatë valës së fundit dymujore të dhunës, janë vrarë 18 izraelitë dhe 80 palestinezë.

Sot zoti Kerry niset për në Abu Dabi, ku me zyrtarët e lartë do të diskutoj për çështje bilaterale politike dhe të sigurisë.

XS
SM
MD
LG