Ndërlidhjet

Pas kërcënimit me bombë aeroplani e ndërroi drejtimin


Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines në aeroportin e Stambollit
Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines në aeroportin e Stambollit

Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, nga Nju Jorku për në Stamboll, e ka ndërruar drejtimin dhe ka ateruar në Halifaks të Kanadasë, për shkak të kërcënimit me bombë, ka njoftuar sot policia e Kanadasë.

Aeroporti ndërkombëtar në Halifaks ka njoftuar në rrjetin Twitter, se aeroplani ateroi i sigurt dhe policia po zhvillon kërkim duke përdorë qenë të stërvitur për mjete eksploduese.

“Hetimi lidhur me kërcënimin me bombë është në shkallën e hershme”, njoftoi aeroporti, duke shtuar se kërcënimi ishte bërë mbrëmë në orën 22:50.

Në aeroplan ishin 256 vetë.

Policia tha se nuk do të komentoj për detajet e kërcënimit me bombë dhe se është në proces të zbulimit të atyre që janë përgjegjës për këtë kërcënim.

XS
SM
MD
LG