Ndërlidhjet

logo-print

L. Anxhelos: Celine Dion këndon për nder të viktimave në Paris


Jennifer Lopez - moderatore e mbrëmjes

Jennifer Lopez - moderatore e mbrëmjes

Këngëtarja Celine Dion do t’i nderoj viktimat e sulmeve në Paris gjatë ceremonisë së Çmimeve Muzikore Amerikane (AMA), që mbahet sonte në Los Anxhelos.

Produkcionet muzikore kanë njoftuar se në këtë ceremoni, Celine Dion do ta interpretoj këngën “Hymne a L’Amour” të këngëtares franceze, Edith Piaf, në gjuhën franceze, në shenjë të nderimit të atyre që janë goditur me sulmet terroriste të javës së kaluar.

Producenti i Çmimeve Muzikore Amerikane, Larry Klein, tha se me këtë ceremoni dëshirohet të tregohet solidaritet.

Edith Piaf e ka shkruar këngën “Hymne a L’Amour” (Himni i Dashurisë) për nder të dashnorit të saj boksierit, Marcel Cerdan, i cili pat vdekur në një fatkeqësi të aeroplanit në vitin 1949, raporton agjencia AP nga Los Anxhelosi.

Moderatore e ceremonisë në Teatrin Microsoft do të jetë këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe yjet muzikore, Justin Biber, Ariana Grande, Gwen Stefani, e të tjerë.

XS
SM
MD
LG