Ndërlidhjet

Egjipt: Mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare


Pamje nga votimet në Egjipt
Pamje nga votimet në Egjipt

Në Egjipt sot po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, të parat prej përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi, nga ushtria në vitin 2013.

Mediat lokale kanë raportuar se afro 3 mijë kandidatë, në mesin e tyre 169 femra, garojnë për 288 vende.

Në rundin e parë, i mbajtur në muajin tetor, është shënuar dalje e ulët e votuesve.

Kandidatët e mbështetur nga presidenti, Abdel-Fattah el-Sissi, ka arritur përparësi të mëdha në rundin e parë.

Rezultatet zyrtare të rundit të dytë dhe të balotazhit priten të shpallen në fillim të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG