Ndërlidhjet

Britani: Rritet buxheti për luftën kundër terrorit


George Osborne

George Osborne

Britania do ta shtojë buxhetin për luftën kundër terrorizmit për 30%, pas sulmeve në Paris, ka thënë sot ministri i financave, George Osborne.

“Në mënyrë precize, pasi ne po bëjmë vendime të vështira në pjesët e tjera të buxhetit, ne do t’i japim ushtrisë tonë më tepër mbështetje, ne mund ta rrisim buxhetin kundër terrorit për 30% dhe ne, po ashtu, mund të ndërmarrim aksion për parandalimin e hyrjes së armatimit në këtë vend dhe të merremi me personat e armatosur nëpër rrugë”, i tha Osborne rrjetit televiziv BBC.

Ai ka konstuatuar se do të krijohet siguri se “Britania është e mbrojtur në mënyrë përkatëse kundër kërcënimit terrorist”.

Ministria e thesarit e Britanisë, që udhëhiqet nga ministri Osborne, ka paralajmëruar se një pjesë e parave do t’i jepet Zyrës së brendshme për t’i forcuar masat e sigurisë vendëse, raporton AFP nga Londra.

XS
SM
MD
LG