Ndërlidhjet

Francë: IS-i duhet të shkatërrohet në gjithë botën


Aeroplanbartësi Charles de Gaulle
Aeroplanbartësi Charles de Gaulle

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, thotë se aeroplanbartësi, Charles de Gaulle, që është dërguar për t’i mbështetur operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, do të jetë “operacional” nga e hëna dhe “i gatshëm të veproj”.

Franca i ka intensifikuar sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, prej se ata i kryen sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor, duke i vrarë 130 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Ministri Le Drian u tha sot mediave franceze se grupi ekstremist, Shteti Islamik, duhet të shkatërrohet pavarësisht nga çmimi.

“Ne duhet ta shkatërrojmë Shtetin Islamik në gjithë botën”, tha Le Drian, dhe ka shtuar se “kjo është e vetmja mënyrë e mundshme”.

Presidenti francez, Francois Hollande, nesër në Paris takohet me kryeministrin e Britanisë, David Cameron, e më vonë gjatë javës udhëton në Uashington dhe Moskë, për të kërkuar koalicion më të fuqishëm ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG