Ndërlidhjet

Zyrtari iranian: Fluturakja pa ekuipazh ishte prodhim vendës


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtari lokal iranian, Reza Nejati, thotë se aeroplani pa ekuipazh, që aktualisht ishte rrëzuar në pjesën jugperëndimore të këtij vendi, ishte i prodhimit vendës.

Zoti Nejati, që është guvernator i qytetit Shush, tha se fluturakja ishte në detyrë të zakonshme, kur u përplas më 20 nëntor.

Raportet e para sugjeronin se ky aeroplan pa ekuipazh, që ishte përplasur afër qytetit Shush, ishte i jashtëm.

Mediat iraniane kanë raportuar sot se Nejati ka theksuar se ky aeroplan iranian pa ekuipazh është rrëzuar për shkak të gabimit teknik.

Në të kaluarën, Irani ka pretenduar se i ka rrëzuar ose zënë disa aeroplanë vëzhgues amerikanë pa ekuipazh.

Në dhjetor të vitit 2011, zyrtarët iranianë patën thënë se e kishin zënë aeroplanin e avancuar amerikan pa ekuipazh, të tipit RQ-170 Sentinal, që kontrollohej nga agjencia CIA.

XS
SM
MD
LG