Ndërlidhjet

Tiranë: Tusk dhe Rama biseduan për luftën kundër ekstremizmit


Edi Rama
Edi Rama

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se është detyrë politike që ekstremizmi të luftohet së bashku, pasi siç është shprehur ai, kjo është “sfida më e madhe e kohës tonë”.

Mëtutje, zoti Tusk, që sot ishte për një vizitë njëditëshe në Tiranë, ka theksuar se “liria dhe solidariteti janë shumë herë më të fuqishme se dhuna dhe frikësimi”.

Kryeministri, Edi Rama, pas takimit me zotin Tusk, ka theksuar se aktualisht Shqipëria është njejtë e kërcënuar sikur edhe demokracitë e tjera perëndimore dhe se nuk ka vend për frikë dhe “ska vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës sonë”.

Ky takim u bë një ditë pasi presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e kryesoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën u diskutua për situatën e sigurisë dhe masave që po ndërmerren ndaj kërcënimeve terroriste pas sulmeve në Paris.

XS
SM
MD
LG