Ndërlidhjet

Migrantët protestojnë në kufirin e Maqedonisë


Pamje nga protesta në Gjevgjeli.
Pamje nga protesta në Gjevgjeli.

Rreth 1,000 persona të cilësuar si migrantë ekonomikë nga autoritetet maqedonase në Shkup, kanë organizuar një protestë në kufirin e Greqisë dhe Maqedonisë.

Protestat në zonën kufitare Gjevgjeli, vijnë pasi zyrtarët maqedonas kanë filluar të refuzojnë hyrjen e migrantëve, të cilët nuk janë nga Siria, Iraku, apo Afganistani.

Shumica e protestuesve janë migrantë nga Irani, Libia, Maroku, Somalia dhe Bangladeshi.

Duke qëndruar prapa telave me gjemba përgjatë kufirit, shumë prej migrantëve i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ata kanë qenë duke pritur në zonën kufitare për ditë të tëra, në mënyrë që të kalojnë nga Maqedonia, për në Bashkimin Evropian.

Shkupi ka imponuar kufizime të tilla, pasi Serbia dhe Kroacia kanë njoftuar se do të kthejnë prapa migrantët që nuk janë nga Siria, Iraku, apo Afganistani.

XS
SM
MD
LG