Ndërlidhjet

Vladimir Putin në Iran, takohet me liderët më të lartë


Vladimir Putin.
Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka planifikuar të vizitojë sot Teheranin, ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Vendeve Eksportuese të gazit, në Iran.

Ndihmës i lartë i Kremlinit për politikë të jashtme, Yury Ushakov, ka thënë se Putin gjithashtu pritet të takohet me udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë presidentin iranian, Hassan Rohani, si dhe liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Putinit në Iran.

Putini kishte vizituar Teheranin, në vitin 2007 për të marrë pjesë në samitin e shteteve bregdetare të Detit Kaspik.

Kjo konferencë po mbahet në prag të marrëveshjes bërthamore të Iranit të arritur me gjashtë fuqitë botërore, të cilat kanë bërë thirrje për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, në këmbim të uljes së programin bërthamor.

Hamid Reza Araqi, drejtori menaxhues i kompanisë kombëtare të gazit iranian, ka thënë se brenda katër viteve, Irani shpreson që të arrij të eksportojë gaz sa gjysma e shumës që Rusia furnizoi Bashkimin Evropian, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG