Ndërlidhjet

Pasi e therrin një të moshuar, dy palestineze qëllohen nga policia


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Izraelit gjatë përleshjeve me protestuesit palestinezë

Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Izraelit gjatë përleshjeve me protestuesit palestinezë

Policia e Izraelit thotë se dy vajza palestineze e kanë therrë me gërshërë një person të moshuar, në një treg qendror në Jerusalem, para se të qëlloheshin nga një oficer.

Policia njoftoi se njëra vajzë është vrarë, ndërsa tjetra është plagosur.

Personi 70 vjeçar thuhet se ka pësuar plagosje të lehtë. Më vonë është zbuluar se ai, po ashtu, ishte palestinez.

Ky incident ka ndodhur sot në tregun Mahane Jehuda në qendër të Jerusalemit.

Gjatë dy muajve të fundit, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë 18 izraelitë, në të shumtën e rasteve me therrje, derisa 88 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Autoritetet e Izraelit thonë se 56 prej tyre ishin sulmues , ndërsa të tjerët janë vrarë në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave izraelite.

XS
SM
MD
LG