Ndërlidhjet

Ukrainë: Përleshje për shkak të rrymës


Në rajonin Kherson të Ukrainës ka pasur përleshje, pasi aktivistët kanë synuar t’i pengojnë autoritetet në riparimin e largpërçuesve të rrymës elektrike që ishin dëmtuar. Këto shtylla ishin shkatërruar më 20 dhe 21 nëntor, duke shkaktuar shkëputjen e përçuesve të rrymës elektrike nga Ukraina për në gadishullin Krime. Megjithqë, ky gadishull është aneksuar nga Rusia, në mars të vitit të kaluar, Ukraina ka vazhduar ta furnizojë me rrymë elektrike. Pas negociatave, akativistët, shumica prej tyre tartarë të Krimesë dhe nacionalistë ukrainas nga lëvizja Sektori i Djathtë, vazhduan bllokimin e e shtyllave dhe nuk lejuan riparimin e tyre. Dje, afro tri të katërtat e popullatës së Krimesë nuk kanë pasur rrymë elektrike.

XS
SM
MD
LG