Ndërlidhjet

logo-print

Putin në Iran bisedon për krizën në Siri


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe ai rus, Vladimir Putin (majtas), në samitin e vendeve eksportuese të gazit në Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe ai rus, Vladimir Putin (majtas), në samitin e vendeve eksportuese të gazit në Teheran

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në Teheran, për bisedime me udhëheqjen iraniane, të cilat pritet të fokusohen në krizën në Siri.

Rusia dhe Irani janë mbështetësit kryesorë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend.

Rusia e ka mbrojtur Sirinë nga sanksionet ndërkombëtare, ndërsa më 30 shtator i ka filluar sulmet ajrore kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe militantëve të tjerë, derisa Irani në Siri ka dërguar këshilltarë ushtarakë në anën e Assadit.

Putini ka arritur sot në Teheran për të marrë pjesë në samitin e vendeve eksportuese të gazit dhe pritet të takohet me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe me presidentin, Hassan Rohani.

XS
SM
MD
LG