Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Pezullohet transporti i mallrave për në Krime


Krimeja në terr për shkak të shkatërrimit të largpërçuesve të rrymës elektrike

Krimeja në terr për shkak të shkatërrimit të largpërçuesve të rrymës elektrike

Ukraina e ka pezulluar përkohësisht transportin e mallrave për në Gadishullin e Krimesë, që është aneksuar ilegalisht nga Rusia.

Aktualisht në Krime ka ndërprerje të energjisë elektrike, pasi në fundjavë janë shkatërruar largpërçuesit.

Ky dëmtin i rëndë i largpërçuesve, i shkaktuar nga sulmuesit e panjohur, ka ndikuar që afro dy të tretat e popullatës në Krime kanë mbetur në terr, ndërsa në këtë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, sot ka urdhëruar ndalje “të përkohshme” të transportit të të gjitha llojeve të artikujve për në gadishull, që ishte aneksuar nga Rusia, në mars të vitit të kaluar. Ky aneksim është kundërshtuar ndërkombëtarisht dhe vendet perëndimore kanë ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Zyrtarët e qeverisë së Krimesë të mbështetur nga Rusia, thanë sot se ky vendim nuk do të ketë ndikim në gadishull.

XS
SM
MD
LG