Ndërlidhjet

Ka ngordhur një rinoqeront i bardhë, mbesin vetëm tre


Rinoqeronti femër Nola që ka ngordhur dje në kopshtin zoologjik në San Diego

Rinoqeronti femër Nola që ka ngordhur dje në kopshtin zoologjik në San Diego

Një rinoqeront verior i bardhë, një nga pak shtazët e tilla që kanë mbetur në gjithë botën, ka ngordhur në një kopsht zoologjik në San Diego të Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësit në këtë kopsht thanë se shëndeti i këtij rinoqeronti femër, 41 vjeçare, e njohur si Nola, ishte përkeqësuar papritmas dhe ekipi i kujdestarëve dje ka ndërmarrë vendim të vështirë për eutanazi kundër saj.

Ky rinoqeront i rrallë, që ka qenë në këtë kopsht prej vitit 1989, ka vuajtur nga infekcioni dhe sëmundjet e tjera të ndërlidhur me moshë, dhe ka pushuar ta marrë ushqim, pak kohë pas një operacioni më 13 nëntor.

Tash kanë mbetur vetëm tri shtazë të tilla dhe të gjitha ato janë të pronë e një kopshti zoologjik në qytetin, Dvur Kralove në Çeki, por aktualisht ata jetojnë në një rezervat në Kenia, ku janë të mbrojtur gjithë kohën nga rojet e armatosura.

Eksertët thonë se ka pak gjasë që këto kafshë të gjalla të jenë në gjendje të lënë pasardhës, kështu që duket se janë në rrugën e zhdukjes.

XS
SM
MD
LG