Ndërlidhjet

logo-print

Hollande takon sot Obamën


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të takojë sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të kërkuar më shumë veprime kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy udhëheqësit do të diskutojnë për “bashkëpunim të mëtejshëm” në kuadër të koalicionit ndërkombëtar, i cili, për më shumë se një vit, sulmon nga ajri objektivat e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zyrtarët, mëgjithatë, i kanë thënë agjencisë Reuters se dëshira për veprim më të madh nuk përfshin vendosjen e këmbësorisë në Siri.

Militantët e Shtetit Isalmik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në Paris, më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Franca ka sponosorizuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila është miratuar javën e kaluar dhe e cila u bën thirrje të gjiha vendeve të afta që të punojnë “për të parandaluar dhe shtypur aktet terroriste” nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera.

Rezoluta, e cila dënon sulmet e Shtetit Islamik, këtë vit, në Francë, Egjipt, Tunizi dhe Liban, thotë se militantët paraqesin “një kërcënim global dhe të paparë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Të hënën, Hollande ka pritur në Paris kryeministrin e Britanisë, David Cameron, i cili ka thënë se planifikon të kërkojë nga Parlamenti që të miratojë zgjerimin e përfshirjes së Britanisë në koalicionin që udhëheq SHBA-ja kundër Shtetit Islamik.

Cameron po ashtu u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të rrisin shkëmbimin e inteligjencës.

XS
SM
MD
LG