Ndërlidhjet

Turqia rrëzon një avion luftarak


Ilustrim
Ilustrim

Mediat turke raportojnë se avionët turq kanë rrëzuar një aeroplan luftarak, me origjinë të panjohur, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 kanë paralajmëruar aeroplanin për shkelje të hapësirës ajrore, përpara se e kanë rrëzuar.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke raportojnë se dy pilotët e aeroplanit janë hedhur me parashutë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se një avion i saj luftarak SU-24 është rrëzuar brenda Sirisë, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Ministria ka mohuar se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat luftojnë kundër grupeve të ndryshme rebele dhe militante.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rusisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagime nga Ankaraja.

XS
SM
MD
LG