Ndërlidhjet

Tre gazetarë rusë plagosen në Siri


Siri

Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se tre gazetarë rusë janë plagosur derisa kanë qenë duke udhëtuar drejt pozicioneve të vijës së frontit në Siri.

Sipas ministrisë, të tre gazetarët kanë qenë rrugës për në fshatin Al-Dagmashliya të provincës Latakia, kur një raketë ka rënë pranë makinës së tyre.

Ministria ka thënë se gazetarët janë dërguar në spitalin e bazës ajrore ruse.

Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbrojtje të forcave të presidentit Bashar al-Assad, qysh më 30 shtator.

Gazetarët nga media shtetërore ruse janë etiketuar me forcat qeveritare të Sirisë gjatë gjithë konfliktit, i cili ka nisur në vitin 2011.

Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë luftë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Forcat rebele kërkojnë rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Por, brenda Sirisë tashmë luftojnë edhe grupet militante si Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra.

XS
SM
MD
LG