Ndërlidhjet

Pesë veta në gjyq për skandalin në Vatikan


Vatikan
Vatikan

Pesë persona pritet të dalin para gjyqit në Vatikan, nën akuzat se kanë publikuar dokumente sekrete, të cilat zbulojnë keqmenaxhimin në Selinë e Shenjtë.

Të akuzuarit përfshijnë dy gazetarë që kanë cituar dokumentet në librat e tyre, dy anëtarë të komisionit papnor dhe një asistent.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në tetë vjet burgim.

Grupet e mediave kanë dënuar gjykimin.

Njëri nga gazetarët e akuzuar ka thënë se bëhet fjalë për “sulm mbi lirinë e shtypit”.

Gazetarët Emiliano Fittipaldi dhe Gianluigi Nuzzi akuzohen për keqpërdorim të fondeve bamirëse dhe të tjera për librat e tyre.

Tre të akuzuarit e tjerë për rrjedhje të dokumenteve sekrete janë një prift spanjoll, një ekspert italian i marrëdhënieve me publikun dhe sekretari i priftit.

Në dokumentet që kanë rrjedhur thuhet se me një fond bamirës janë paguar 200,000 euro për rinovimin e një apartamenti që kardinali Tarcisio Bertone është duke e përdorur si shtëpi të pensionimit.

XS
SM
MD
LG