Ndërlidhjet

Sulmohet një stacion policie në Bosnje, dyshohet për sulm terrorist


Zavidoviq, Bosnje Hercegovinë.
Zavidoviq, Bosnje Hercegovinë.

Prokurorët në Bosnjë e Hercegovinë po hetojnë një shpërthim që ka ndodhur në një stacion policor, për të cilin autoritetet thonë se mund të ketë qenë një akt i "terrorizmit".

Sulmuesit kanë hedhur një mjet shpërthyes në çatinë e ndërtesës në qytetin Zavidoviq, duke shkaktuar dëme të vogla, por jo viktima, sipas policisë.

Një zëdhënëse e policisë tha se "rasti ka elemente të veprës penale të terrorizmit."

Zyra e prokurorit kombëtar ka marrë përsipër rastin dhe pritet të formojë një ekip të posaçëm për hetime.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi dy ushtarë u vranë, më 18 nëntor, nga një person i cili i sulmoi ata me armë automatike, pranë një kazerme në Sarajevë.

Autoritetet kanë thënë se autori kishte lidhje me qarqet islamike dhe se sulmi ishte një "akt terrorist."

Myslimanët përbëjnë rreth 40 % të popullsisë në Bosnje.

XS
SM
MD
LG