Ndërlidhjet

logo-print

Vritet femra e parë pilote në Pakistan


Pilotja Marium Mukhtiar.

Pilotja Marium Mukhtiar.

Njëra ndër femrat e paktë pilote të forcës ajrore të Pakistanit është vrarë në një aksident.

Ushtria pakistaneze tha se aksidenti ka ndodhur gjatë "trajnim rutinë" pranë qytetit qendror të Mianwalit, më 24 nëntor.

"Udhëheqësi i skuadrës Saqib Abbasi dhe pilotja Marium Mukhtiar ishin në një mision rutinë të trajnimit operativ kur ajo ka hasur një pengesë serioze në fluturim gjatë fazave finale të misionit," thanë Forcat Ajrore të Pakistanit.

Mukhtiar është pilotja e parë femër e forcave ajrore në Pakistan, që është vrarë në krye të detyrës.

Forca ajrore ka pasur 19 gra pilote, në vitin 2013.

Rrëzimit i aeroplanit është aksidenti i fundit vdekjeprurës, që ka goditur ushtrinë Pakistanit.

Në maj, një helikopter ushtarak që mbante diplomatë, që kishin shkuar për të inspektuar një projekt turistik, ishte rrëzua, duke vrarë shtatë persona, përfshirë ambasadorët e Norvegjisë dhe Filipineve.

XS
SM
MD
LG