Ndërlidhjet

Gjeorgji: Nisin hetimet për videon lidhur me IS-in


Pamje nga video.

Pamje nga video.

Gjeorgjia ka nisur një hetim rreth një videoje të publikuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) ku tregohen disa burra gjeorgjianë, duke luftuar së bashku me militantët në Siri.

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Gjeorgjisë ka njoftuar për hetimet, një ditë pasi kjo video, e cila zgjatë mbi 12 minuta, ka qarkulluar në internet.

Në video, katër burra gjeorgjianë, shihen duke mbajtur pushkë të tipit AK-47 dhe një granatë, duke u bërë thirrje myslimanëve në Gjeorgji për t'u bashkuar me "Kalifatin.”

Ata kanë kërcënuar se do të presin kokat "të pafeve", në Gjeorgji.

Mediat gjeorgjiane kanë identifikuar personat në video, si ish-banorë të Ajarasë, e cila ndodhet në këndin jugperëndimor të Gjeorgjisë, në Detin e Zi.

Zyrtarët gjeorgjianë kanë thënë se dhjetëra shtetas të Gjeorgjisë u janë bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG