Ndërlidhjet

Mbetet në fuqi vendimi për paraburgimin e deputetes Kadaj Bujupi


Donika Kadaj Bujupi.

Donika Kadaj Bujupi.

Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurës Donika Kada- Bujupi.

Sipas një njoftimi për media, Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankesën e palës mbrojtëse, duke thënë se Kadaj-Bujupi dyshohet se ka kryerë vepër penale.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të pa bazuara, ngase prej shkresave të lëndës, respektivisht, prej provave të mbledhura gjerë me tani, rezulton dyshimi i bazuar, se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe se a do të argumentohen këto fakte, është çështje që do të vërtetohet gjatë fazave të mëtutjeshme procedurale. “

“Të gjitha këto tregojnë se ekziston rreziku se po te gjendet e pandehura në liri do ta përsërisë veprën penale, dhe se kjo rrethanë paraqet bazë te mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave te lartë cekura,“ thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kishte arrestuar javën e kaluar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.

Ndaj saj ëshët shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka lëshuar flet-arrestime ndaj tre deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, dhe Faton Topallit.

Arrestimet vijnë pas zhvillimeve e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave politike në opozitë, në përpjekje për të shfuqizuar marrëveshjet me Serbinë, të cilësuara si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës nga ana e opozitës.

XS
SM
MD
LG