Ndërlidhjet

Davutoglu: Turqia e ka për “detyrë kombëtare” të mbrojë kufijtë e saj


Kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka mbrojtur rrëzimin e një avion luftarak rus,nga forcat turke, në kufirin me Sirinë, duke thënë se Turqia ka të drejtë "të marrë të gjitha masat” kundër shkeljeve të kufirit të saj, në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Davutoglu tha se Turqia nuk do të hezitojë të ndërmarrë të gjitha hapat për të mbrojtur sigurinë e vendit, duke e quajtur atë “Davutoglu " të Turqisë.

Ai theksoi se veprimi nuk përbën një agresion kundër asnjë territori të huaj.

Ndërkohë, një zëdhënës i një grupi rebel që kanë kapur një prej pilotëve të aeroplanit ka thënë se ata janë në kërkim të pilotit të dytë.

Jahed Ahmedi nga Brigada e 10-të, një grup lidhur me Ushtrinë e Lirë Siriane, tha se grupi i tij do ta konsideronte shkëmbimin e pilotit rus, në këmbim të të burgosurve tjerë, që mbahen nga qeveria siriane.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus është një "thikë në shpinë" nga Turqia, duke paralajmëruar se kjo do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

XS
SM
MD
LG