Ndërlidhjet

AAK reagon për mbajtjen në paraburgim të deputetes Kadaj-Bujupi


Aleanca per Ardhmerin e Kosoves

Aleanca per Ardhmerin e Kosoves


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për vazhdimin e masës së paraburgimit për shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti Donika Kadaj Bujupi.

“Edhe vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit, për ta mbajtur në paraburgim zonjën Kadaj-Bujupi, por edhe vendimin paraprak i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar asaj këtë masë, s’kanë si të mos jenë vendime të ndikuara nga politika, që shënojnë një hap të parë nga demokracia parlamentare drejt një sistemi diktatorial.”

Mustafa dhe Thaçi me vetëdije po e shtyjnë vendin drejt një krize edhe më të thellë ka thënë AAK-ja.

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm lirimin e saj, sepse ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj politike në Kuvend, që kanë konsistuar në mbrojtjen e territorit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vend të saj duhet të jenë ata që i kanë rrezikuar territor dhe që e kanë shkelur kushtetutën e vendit me marrëveshjen për Asociacionin. “

Policia e Kosovës kishte arrestuar javën e kaluar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.

Ndaj saj ëshët shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka lëshuar flet-arrestime edhe ndaj tre deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, dhe Faton Topallit.

Arrestimet vijnë pas zhvillimeve e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave politike në opozitë, në përpjekje për të shfuqizuar marrëveshjet me Serbinë, të cilësuara si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës nga ana e opozitës.

XS
SM
MD
LG