Ndërlidhjet

Kerry i cilëson si "akte terrorizmi" sulmet e palestinezëve kundër izraelitëve.


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka filluar një vizitë njëditore në Izrael dhe në territoret palestineze, duke i denoncuar si "akte terrorizmi" një valë sulmesh të palestinezëve, kundër izraelitëve.

Duke folur në Jerusalem, përpara bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Kerry tha se "asnjë popull nuk duhet të jetojë me dhunën e përditshme, me sulme në rrugë, me thika, me gërshërë, makina."

Pas takimit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se ata të dy diskutuan për Sirinë, dhe "hapat që mund të merren për të ndaluar dhunën në Izrael, Jeruzalem, dhe Bregun Perëndimor."

90 palestinezë dhe 19 izraelitë janë vrarë gjatë trazirave.

Militantët e Hamasit, e kanë konsideruar deklaratën e Kerry-t "një mbështetje të plotë të krimeve izraelite dhe terrorizmit."

Kerry do të takohet me presidentin e autoritetit palestinez në Ramallah.

XS
SM
MD
LG