Ndërlidhjet

Presidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, në Zagreb të Kroacisë

Sipas zyrës për media të presidentes, Jahjaga është ftuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidenti slloven, Borut Pahor.

"Mysafir i Samitit të nesërm është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer."

Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG