Ndërlidhjet

Kryetari Veseli takoi ambasadorin izraelit, Yossef Levy


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.


Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me të cilin bisedoi për situatën në rajon dhe në veçanti zhvillimet në Kosovë.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet,” thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeparlamentarit.

“Kryekuvendari Veseli diskutoi me ambasadorin Levy për zhvillimet në Kuvend, rreth angazhimit të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është burim i paqes dhe sigurisë në rajon, e gatshme për bashkëpunim ekonomik dhe promovuese e vlerave demokratike në procesin integrues euro-atlantik.”

XS
SM
MD
LG