Ndërlidhjet

Lavrov: Rusët të mos udhëtojnë në Turqi


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u ka rekomanduar rusëve që të mos udhëtojnë në Turqi për çfarëdo arsye, pasi forca ajrore turke ka rrëzuar një avion luftarak rus, në kufirin sirian.

Duke folur në qytetin turistik të Detit të Zi, Soçi, Lavrov tha: "Masa kritike e incidenteve terroriste në tokën turke, sipas vlerësimeve tona, është jo më pak sesa kërcënimi në Egjipt", ku një sulm me bombë kishte goditur një aeroplan me pasagjerë rusë, muajin e kaluar.

Lavrov tha gjithashtu se ai nuk do ta vizitojë Turqinë siç ishte planifikuar më 25 nëntor.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se kjo do të ketë "pasoja të rënda" për marrëdhëniet e Moskës me Turqinë.

XS
SM
MD
LG