Ndërlidhjet

Sulmohet një helikopter rus nga kryengritësit në Siri


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.


Një grup monitorues thotë se një helikopter ushtarak rus ka bërë një ulje të detyruar në territorin e kontrolluar nga qeveria, në veri të Sirisë, pasi u godit nga forcat kryengritëse.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, ka thënë se kryengritësit, kanë goditur helikopterin me një raketë antitank.

Helikopteri u ul në provincën Latakia dhe ekuipazhi i tij arriti të shpëtojë.

Kryengritësit kanë hedhur në erë më vonë helikopterin me një tjetër raketë.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë furnizuar disa grupe të opozitës në Siri me raketa antitank.

XS
SM
MD
LG