Ndërlidhjet

Takohen Obama -Hollande


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti francez Francois Hollande kanë filluar takimin e tyre Zyrën Ovale në përgjigjen globale ndaj grupit të Shtetit Islamik.

Hollande mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ku të dy presidentët do të paraqiten në një konferencë shtypi, pas takimit.

Ky takim vjen më pak se dy javë pasi grupi Shteti Islamik nisi një seri sulmesh vdekjeprurëse në Paris.

Vizita është komplikuar nga rrëzimi i areoplanit rus në Turqi.

Udhëtimi i presidentit Hollande në Washington, është pjesë e një shtytje diplomatike për të marrë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar për të përkrahur fushatën kundër grupit Shtetit Islamik.

Hollande ka gjasa të largohet nga Washingtoni pa mbështetjen e fortë për thirrjen e tij, për të sjellë Rusinë në një koalicion të ri për të luftuar ekstremistët.

XS
SM
MD
LG