Ndërlidhjet

Hollande: Të mbyllet kufiri Turqi-Siri


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.


Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të "qëndrojnë të bashkuara" kundër terrorizmit, duke shtuar se grupi Shtetit Islamik (IS) dhe ideologjia e tij "përbëjnë një kërcënim serioz për të gjithë ne."

Duke folur, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Francois Hollande, në Washington, Obama gjithashtu i bëri thirrje BE-së për të zbatuar marrëveshjen për ndarjen e informacioneve të pasagjerëve që fluturojnë.

Hollande tha se në mënyrë urgjente duhet të mbyllet kufiri Turqi-Siri, për të parandaluar terroristët që të udhëtojnë për në Evropë.

Ai shtoi se me Obaman ranë dakord për të rritur sulmet ajrore kundër objektivave të IS-it në Siri dhe Irak.

Takimi në Washington vjen pas sulmeve të koordinuara në Paris, më 13 nëntor ku u vranë 129 persona.

Militantët i IS-it kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat nxitën Shtetet e Bashkuara të lëshojnë një alarm në të gjithë botën për qytetarët e saj.

Hollande është zotuar të ndërtojë një koalicion të bashkuar, për të mposhtur militantët.

XS
SM
MD
LG