Ndërlidhjet

Francë: Rrëmbyesi u vra, bllokada përfundoi


Pjesëtarët e policisë franceze gjatë një aksioni
Pjesëtarët e policisë franceze gjatë një aksioni

Autoritetet e Francës thonë se policia e ka vrarë një person, pasi grupi i tij me armatim të rëndë i rrëmbeu disa njerëz në një qytet verior afër kufirit me Belgjikën, por ka precizuar se ky incident nuk ka pasur ndërlidhje me terror.

Grupi i armatosur mbrëmë është përpjekur ta rrëmbej një menaxher të një banke lokale në qytetin Rube dhe për hapjen e arkës me para, ka thënë prokurori, Frederic Fevre.

Menaxheri ia doli të ikte, pasi kishte arritur policia, ndërsa plaçkitësit e armatosur u bllokuan në një shëtpi dhe i morën peng gruan e tij, vajzën dhe fëmijën 11 muajsh.

Pas një bllokade dyorëshe, forcat e policisë speciale ia dolën të depërtojnë në shtëpi dhe i liruan të rrëmbyerit, e vranë një të dyshuar për sulm, dhe e arrestuan personin e dytë.

Sulmuesit e tjerë ia dolën të ikin nga vendi i ngjarjes, ka thënë prokurori Fevre, por nuk është e qartë se sa vetë ishin në këtë grup.

Nuk ka indikacion të menjëhershëm se ky incident ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris.

“Ishte operacion kriminal dhe nuk ishte i lidhur me terrorizëm", u tha Fevre gazetarëve.

XS
SM
MD
LG