Ndërlidhjet

Obama dhe Erdogan pajtohen për nevojën e uljes së tensioneve


Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij

Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij

Zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se zoti Erdogan dhe presidenti amerikan, Barack Obama, janë pajtuar për nevojën e uljes së tensioneve, pasi aeroplanët luftarakë të Turqisë e kanë rrëzuar dje një aeroplan luftarak rus, në kufirin me Sirinë, për të cilin Ankaraja thotë se e kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Këtë diskutim të dy presidentët e kanë zhvilluar mbrëmë vonë nëpërmjet telefonit, ndërsa zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e mbështesin të drejtën e Turqisë për mbrojtjen e “sovranitetit” të saj.

“Ata ishin në pajtueshmëri për rëndësinë e zbutjes së tensioneve dhe bërjen e aranzhimeve për parandalimin e përsëritjes së incidenteve të tilla”, thuhet në njoftimin e presidencës së Turqisë.

Rusia është e zemëruar për këtë incident, pasi këmbëngul se aeroplani ishte brenda hapësirës së Sirisë.

XS
SM
MD
LG