Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga merr pjesë në samitin në Kroaci


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, merr pjesë në samitin e sotëm në Zagreb, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Në këtë samit, bashkorganizues të të cilit janë Koracia dhe Sllovenia, marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në këtë samit merr pjesë edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Në njoftimin e presidencës së Kosovës theksohet se ky samit, ku marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë nga Bosnjë Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, organizohet për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

XS
SM
MD
LG