Ndërlidhjet

Ndërpriten përkohësisht gërmimet në Rashkë


Shoqëria civile pati shënuar Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë me orë që simbolizojnë "alarm" për Qeverinë.

Shoqëria civile pati shënuar Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë me orë që simbolizojnë "alarm" për Qeverinë.

Kërkimet në Rashkë për mbetje mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, janë pezulluar përkohëshisht për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur ka thënë se gërmimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, varësisht nga moti.

Në rajonin Kizhevak të Rashkës dyshohet se ka varrezë masive të jashtëligjshme.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,650 persona, të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, mbeten ende të pagjetur.

Autoritetet në Kosovë kanë kritikuar shpesh zyrtarët në Beograd për zvarritje të procedurave të kërkimit.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë thënë po ashtu se kanë diskutuar me zyrtarët e Bashkimit Evropian që çështja e personave të pagjetur, të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, të cilat i ndërmjetëson Brukseli.

XS
SM
MD
LG