Ndërlidhjet

Evropa “nuk mund të pranojë më refugjatë”


Kryeministri i Francës, Manuel Valls.
Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Vendet e Evropës nuk mund të pranojnë më refugjatë, ka thënë kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Në një koment për gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung, ai ka thënë se kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian do të përcaktojë fatin e bllokut.

Kontrolli kufitar i Evropës është vënë në shqyrtim që nga sulmet terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Marrëveshja e Schengenit për lëvizje të lirë është “pjesërisht në komë”.

Disa vende të BE-së kanë vendosur kontrolle kufitare, pasi është zbuluar se njëri prej sulmuesve të dyshuar të Parisit ka arritur në Evropë duke u përzier me migrantë.

Evropa po përballet me numrin më të madh të refugjatëve qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 700,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në vendet e BE-së.

Shumica e tyre janë nga Siria dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG